FOTO/ Ngjarje e rrallë në qytetin çam, peshkatarët nxjerrin nga deti tonin 130 kilogram

schedule10:15 - 5 Mars, 2021

schedule 10:15 - 5 Mars, 2021

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prevezë, qytetin çam, i cili aktualisht ndodhet nën Greqi.

Mediat lokale raportojnë se peshkatarët kanë nxjerrë nga deti jon një peshk ton me peshë 130 kilogram.

Wshtë një shans për peshkatarët e zonës që u vjen rrallë në jetë pasi maksimumi i peshës që kap peshku ton është 250 kilogram dhe për më tepër, zona nuk shquhet për këtë lloj peshku.

Peshku ton qendron zakonisht në ujërat e thella të oqeaneve, por në muajt maj-qershor afrohet në ujërat e cekëta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!