Sevilla është një nga surprizat e pakëndshme të këtij sezoni. Fillimi tragjik i vitit, i cili e sheh ekipin të lëkundet dhe të gjendet në zonën e rënies dhe në pozicionin e parafundit.
Sevilla ka vetëm 3 fitore në 17 ndeshje, por edhe 6 barazime dhe 8 humbje.
Rezultatet nuk i bindin tifozët e Sevillas, sidomos ata të organizuar, të cilët dërguan mesazhin e tyre kërcënues për futbollistët, stafin teknik por padyshim edhe për administratën. “Nëse bie nga kategoria, nuk ke ku të fshihesh”, kanë shkruar jashtë qendrës stërvitore dhe mesazhi është i qartë. /G.D abcnews.al/