Ditët e fundit tifozët në mbarë botën u njohën me lajmin e tërheqjes nga futbolli aktiv i Wayne Rooney, një nga lojtarët më të mira të dy dekadave të fundit, teksa me Manchester United shkroi pjesën më të madhe të historisë së tij.
Morning Wazza…
Enjoy ya breakfast x pic.twitter.com/Oa7eBsTGkY— Rio Ferdinand (@rioferdy5) January 16, 2021
Tashmë Rooney do të jetë trajner i Derby County, teksa pas lajmit tërheqjes ai ka marrë urime e lëvdata nga e gjithë bota e ish-kolegët e ish-kundërshtarët e tij. Por Rio Ferdinand, legjenda e United vendosi të reagojë ndryshe për tërheqjen nga futbolli të ish-shokut të tij të ekipit.
Ferdinand në foton e tij në Twitter ka publikuar një foto të Rooney në derën e një ruloti, duke ngrënë fasule i veshur me një kanotiere dhe me mjekër të gjerë e pasistemuar. Pikërisht ky është imazhi që Rio Ferdinand mendon për Rooney tani që ka lënë futbollin dhe nuk do ketë pse të mbajë regjim e stërvitet.
Ndërkohë, ajo foto është vërtetë e bërë nga Rooney dhe daton në vitin 2010, kur ish-sulmuesi dhe një sërë yjesh të tjerë ishin pjesë e një promocioni në prag të Botërorit në Afrikën e Jugut, të cilin e fitoi Spanja. /abcnews.al