Kur jemi më pak se 30 minuta larg fillimit të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Partizanit, sfidë e cila do të luhet në “Loro Boriçi” duke filluar që nga ora 16:45, skuadrat kanë zgjedhur të përçojnë një mesazh shumë special.
Të dyja ekipet në këtë sfidë kur të zbresin në fushën e lojës do të dalin me një bluzë të bardhë, ku në të është e shkruar “burrat dinë me dashtë”.
Një mesazh që e vë theksin pikërisht tek dhuna në familje, një mesazh që lojtarët kërkojnë sensibilizimin e shoqërisë në një kohë të tillë.
/f.a/abcnews.al