FOTO/ Në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, kush janë Albert Zaja dhe Elmir Tufa

schedule11:54 - 19 Shkurt, 2021

schedule 11:54 - 19 Shkurt, 2021

Policia ka arritur të identifikojë katër persona si autorë të dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt të këtij viti.

Gazetari i ABC Ermal Vija ka siguruar fotot e dy prej tyre. Bëhet fjalë për Albert Zaja, 37-vjeç dhe Elmir  Tufa, 29 vjeç. Këta të fundit bashkë me Elson Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamzë dhe Silvio alias Roland  Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë janë shpallur në kërkim nga policia.

Dyshohet se ata janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë që e kanë ndjekur viktimën për afro dy muaj duke studiuar të gjitha lëvizjet e tij duke e qëlluar në një rrugë që nuk ka pasur kamera.

Albert Zaja


Elmir  Tufa

Shkëlzen Kastrati i ekzekutua në 1 shkurt nga një vrasës profesionist në Fier teksa ishte duke drejtuar makinën e tij. Ai mori një disa plumba, por njëri i marrë në kokë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme sipas policisë.

Kastrati nuk rezultonte të ishte me precedentë penalë, ndryshe nga vëllai i tij, të cilit i kanë bërë një atentat disa vite më parë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!