Lista e këtij viti përmban fotografi mahnitëse që janë kapur kudo nga SHBA në Zelandën e Re deri në Norvegji, nga 25 fotografë të 13 kombësive të ndryshme.
Fotot janë përzgjedhur nga blogu i udhëtimeve dhe fotografisë “Capture the Atlas”.
Ato botohen në koleksionin e blogut “Northern Lights Photographer of the Year”, të cilin e prezanton çdo vit për të ‘frymëzuar dhe ndarë bukurinë e këtij fenomeni natyror’.
“Të shohësh Dritat Veriore të kërcejnë në qiell, është një përvojë e vështirë për t’u shprehur me fjalë, imagjinoni erën në fytyrën tuaj, erën e detit dhe zhurmën e valëve teksa përplasen në shkëmbinj ndërsa Mbretëresha e Veriut kërcen në qiell. Unë e dua natyrën në të gjitha format e saj pikërisht sepse ajo ofron momente të tilla’’, tha një nga fotografët e aureolave Pierpaolo Salvatore.
/abcnews.al