Tirana pësoi humbje sot në Kupën e Shqipërisë, në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Bylisit. Edhe pse bardheblutë po kryesonin 0-1 në pjesën e parë, në të dytën nuk u paraqitën në fushë, duke lejuar Bylisin të marrë një fitore me përmbysje 2-1.
Madje, ndeshja mund të shkonte më keq për bardheblutë, në rast se Goxhaj do të shënonte me penallti në fund. Menjëherë, tifozët bardheblu shfrytëzuan postimin e faqes zyrtare të Tiranës për të shprehur mendimet e tyre.
Disa nga komentet e shumta të tifozëve bardheblu janë ironike, madje ka pasur dhe nga ata që edhe e kanë tepruar, si me ofendimet, ashtu dhe me mallkimet e tyre./abcnews.al