Ndërkohë që në rrjet qarkullojnë lajme të ndryshme për Donald Veshajn dhe ndarjen e tij nga Beatrix Ramosaj, Bora Zemani ka vendosur të tregohet indiferente. Madje, ajo nuk ka shkuar as në festën që u organizua për ish-banorët e “Big Brother VIP”.
Ndërsa, pak orë më parë, moderatorja ka postuar një foto në Instastory, të një pjate me fruta dhe ëmbëlsira, brenda së cilës është shkruar: “Qëndroni të qetë dhe shikoni Përputhen”.
Ajo që i ka bërë përshtypje të gjithëve është pjesa e parë e fjalisë, e cila është marrë nga fansat si një thirrje që Bora po bën për situatën e krijuar.
Kujtojmë që ditën e djeshme, Beatrix tregoi se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, por nuk dha shkaqet. Këngëtarja thjesht e konsideroi një “fake story”./abcnews.al