FOTO/ Muller tallet me Barçën: Më pëlqen të luaj kundër tyre, por fshin postimin në Twitter

schedule22:10 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 22:10 - 10 Dhjetor, 2021

Bayern Munich është kthyer në bishën e zezë të Barcelonës, falë edhe paraqitjeve të një lojtari që duket se lartësohet në ndeshjet ndaj katalanasve.

Thomas Muller theu ngërçin në ndeshjen e së mërkurës në Allianz Arena, duke shënuar golin e tij të 8 në 7 ndeshje kundër Barcelonës.

Mesfushori gjerman kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë dhe gjashtëmbëdhjetë muaj më parë ai ishte më i miri në fushë (me dy golësh) në rezultatin e bujshëm 8-2 në Lisbonë marrë nga TuttoMercatoWeb.

Muller, megjithatë, shkoi më tej këtë herë, duke u tallur me kundërshtarët e tij në Twitter:

“Më pëlqen të luaj kundër Barçës”, ka shkruar ai me keqdashje duke postuar disa foto nga ndeshjet e fundit mes Bayernit dhe Barcelonës.

Megjithatë ai më pas e ka fshirë mesazhin. /abcnews.al/

Veinzell?? on Twitter: "Just keeping this muller tweet here cos he deleted ?. My king. https://t.co/MpQvBTowPi" / Twitter

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!