Kombëtarja Shpresa luan sot ndaj Kosovës në orën 19:00 për kualifikueset e Europianit dhe kuqezinjtë e vegjël kanë zbarkuar në Dardani.
Skuadra është akomoduar në një nga hotelet luksoze në Prishtinë dhe pikërisht atje i është rezervuar një pritje shumë e ëmbël. Në hyrjen e hotelit është një pankartë e madhe ku shkruhet “Mirë se vini vëllezër”.
Pritje shumë e ëmbël e Kosovës ndaj kombëtares sonë, që synon triumfin sot sepse ka ende shpresa për tu kualifikuar në Europianin e grupmoshës U21. /abcnews.al