Sulmuesi kryesor i Tiranës, Michael Ngoo, nuk është kursyer aspak në rrjetet e tij sociale pas fitores 5-1 të bardhebluve në derbi kundër Partizanit. Kjo ishte një fitore e madhe e Tiranës, që marshon në krye të renditjes dhe gëzimi i lojtarëve, është i ligjshëm.
Megjithatë, Ngoo e ka tepruar disi, pasi nuk është kursyer aspak me “Photoshopi-in” dhe ironitë. Në postimin e parë, sulmuesi anglez ka vendosur fytyrën e tij, të Dungës, Egbos, Cobbinah dhe Sidibes mbi një vajzë, të cilës i ka “veshur” një bluzë të Partizanit. “Do të mësoni sot si duket një rrahje”, shkroi Ngoo mbi këtë foto.
Por sulmuesi nuk u ndalua kështu, duke ironizuar dhe me autogolin e Idrizajt, që çoi shifrat në 3-1. “Asisti im ishte shumë i bukur, por finalizimi ishte i jashtëzakonshëm, LOL”, shkroi Ngoo./abcnews.al