FOTO/ Meta në distancë në Xhaminë e Kavajës mesazh për Teatrin: Na mjaftoi komunizmi

schedule14:44 - 15 Maj, 2020

schedule 14:44 - 15 Maj, 2020

Presidenti Ilir Meta ka përsëritur edhe njëherë tjetër paralelizmat me përpjekjet për të ruajtur kulturën fetare gjatë diktaturës me nevojën e tanishme për të mbrojtur Teatrin Kombëtar.

Meta ka ndarë disa foto nga xhamia Kubelie në Kavajë, ku shfaqet duke mbajtur distancën fizike me personat e tjerë të pranishëm në këtë takim në distancë.

“Xhamia Kubelie në Kavajë e ndërtuar në vitet 1700 është një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike e kulturore, që për fat të keq provoi kazmën e regjimit diktatorial në vitin e zi 1967, si shumë objekte të tjera kulti.

Fatmirësisht nga ajo masakër kanë shpëtuar disa kolona, dëshmi se si arroganca e një pushteti mund të sjellë dëme të pariparueshme në çdo kohë për trashëgiminë tonë kombëtare e kulturore.

Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të ndërgjegjshëm për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit tonë, sepse çdo humbje është jo vetëm e parikuperueshme por edhe një cenim i identitetit tonë kombëtar, që nuk duhet lejuar të ndodhë më. Na mjaftojnë kujtimet e hidhura të kazmave të komunizmit!”, shkruan Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!