Golin e parë në ndeshjen PSG-Nice e shënoi Leo Messi. Argjentinasi realizoi me lehtësi nga një goditje dënimi, teksa portieri Kasper Schmeichel vetëm e ndoqi topin me sy.
Goditja e lirë e shënuar ishte e 60-ta e Messit në karrierën e tij, dhe e para për PSG-në. Hera e fundit që Leo shënoi nga një goditje e vendosur për klubin ishte në maj 2021, ndaj Valencia.
Një bonus i mirë për Messin është se diferenca nga Cristiano Ronaldo është bërë më e madhe.
Messi 60 – Ronaldo 58
Ndërkohë, ortugezi shënoi për herë të fundit nga gjuajtja e lirë më 16 prill kundër Norwich. /G.D abcnews.al/