Argjentina ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Perusë me golin e Martinez në ndeshjet e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës.
Messi kishte disa ankesa në këtë ndeshje ndaj gjyqtarit kryesor, Sampaio, dhe pas ndeshjes reagoi në rrjetin e tij social në Instagram.
“Ndeshje e vështirë, e vështirë për të luajtur. Shumë erë, ata luanin shumë prapa, duke lënë pak hapësira për ne”.
“Gjyqtari gjithmonë e bën këtë kur referon në ndeshje tona, ndoshta e bën me qëllim. Por mirë, në fund morën tri pikë dhe jemi afër objektivit”.