Ish-futbollisti i njohur brazilian, Robinho, është arrestuar në Santos të Brazilit pasi Gjykata e Lartë e Drejtësisë (STJ) vendosi se 40-vjeçari duhet të kryejë dënimin me burg në Brazil, për përdhunimin e kryer në Itali.
Drejtësia braziliane ekzekutoi vendimin e STJ-së, ndaj Robinho do të vuajë dënimin me 9 vite burg pasi u dënua në vitin 2022 në Itali për një përdhunim në grup ndaj një femre shqiptare në vitin 2013.
Mediat braziliane ishin prezentë gjatë arrestimit të ish-yllit të futbollit, ku gjithashtu e kanë fotografuar edhe me pranga në duar të shtrirë në sendilje të makinës së policisë./ h.ll/abcnews.al