Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin , Elisa Spiropali u bë nënë për herë të dytë.
Pak javë më parë Spiropali solli në jetë djalin, të cilin e pagëzoi me emrin Kren.
Ndërkohë, mëngjesi i sotëm ka nisur mjaft ëmbël për ministren. Spiropali ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet me djalin e sapo lindur në krah në shtëpi.
“ Mirëmëngjes”, shkruan Spiropali në përshkrimin e fotos. /abcnews.al


