FOTO/ Mbi dy mijë vite e vjetër, zbulohet helmeta ilire në Dalmaci

schedule19:52 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 19:52 - 11 Dhjetor, 2020

Një helmet e lashtë ilire është gjetur në një rajon shkëmbor që besohet të ketë qenë aty për më shumë se dymijë vite.

Helmeta u gjet në malet e Zakotaracit në pjesën jugore të Dalmacisë, Kroaci dhe në gjendje të mirë. Arkeologët gjithashtu kanë gjetur edhe armë të ndryshme të lashta dhe stoli të një gruaje.

Ky zbulim është bërë nga arkeologët e universitetit të Zagrebit në bashkëpunim me muzeun e Dubrovnikut, që besohet se zona ku është gjetur helmeta ilire ishte përdorur për varrimin e anëtarëve elitarë të ushtrisë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!