Kuvendi është mbledhur ditën e sotme në seancën e fundit plenare të tij dhe në shtator një pjesë e madhe e deputetëve nuk do jenë më në karrigen e ligjvënësve.
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka shkëmbyer një takim të përzemërt me deputetin e opozitës Myslym Murrizi.
Ndërkohë në zyrat e Kuvendit, për kryeparlamentarin Gramoz Ruçin kanë mbërritur disa buqeta, në ditën e fundit në këtë post por edhe si politikan.
Një atmosferë ndryshe ka krijuar edhe deputeti Halit Valteri i cili në ditën e fundit si deputet ka dhe një gëzim në familje pasi e bija feston përvjetorin e parë të lindjes. Ai ka qerasur kolegët e tyre deputetë me ëmbëlsira. m.v/abcnews.al