Miliarderi rus Roman Abramovich është në faqet e para të mediave botërore këto ditë pasi vendosi të shesë Chelsea, klub të cilin e mori në vitin 2003 dhe në të cilin investoi miliona euro.
Abramovich, i cili njihet si oligarku i Putinit, vendosi për këtë lëvizje pasi Rusia pushtoi Ukrainën dhe pasi u bë një “persona non grata” në Britaninë e Madhe.
Abramovich do të kërkojë rreth tre miliardë euro për Chelsea, shitja e klubit thuhet se do të drejtohet nga banka amerikane Raine Group, dhe grupi i synuar i miliarderit rus janë blerësit amerikanë.
Në të njëjtën kohë, Abramovich vuri në dukje se fondet nga shitja e klubit do t’i dhurohen një fondacioni nga i cili do të përfitojnë të gjitha viktimat e luftës në Ukrainë, i cili do të përfshijë sigurimin e fondeve kyçe për nevojat urgjente.
E është interesant fakti se për pasurinë e madhe të Abramovich t personalisht ka qenë i bindur edhe kapiteni i kombëtares kroate, Luka Modric.
Ishte viti 2011 kur Luka luajti për Tottenham. Abramovich e ftoi atë në jahtin e tij në Cote d’Azur dhe u përpoq ta bindte të nënshkruante për Chelsea.
“Ishte shumë emocionuese. Në jaht na përshëndetën rreth 20 persona që ishin anëtarë të sigurimeve. Gjithçka ishte e shpejtë dhe e organizuar mirë. Pasi u ulëm rehat në një nga tavolinat luksoze, erdhi Abramovic – tha një herë Modric dhe tregoi atë që Abramovich i tha atëherë.
“E dimë që je një lojtar cilësor, do të doja të të sjell te Chelsea. A mendoni se Tottenham do t’i rezistojë transferimit?
Modric thotë se jahti i Abramovic ishte mbresëlënës.
– Ishte një jaht i madh. Ishte një moment i bukur dhe biseduam pak – ai është një person shumë i këndshëm. Aty e takova për herë të parë dhe biseduam pak, por kaq. Ai jaht ishte i mrekullueshëm, megjithatë Tottenham nuk lejoi një transferim te Chelsea në atë kohë, por Luka u transferua te Real Madrid në vitin 2012. Pjesa tjetër është histori. /abcnews.al/