FOTO/ Liri dhe shfrenim, Britania i rikthehet clubeve pas muajsh izolim

schedule12:27 - 1 Maj, 2021

schedule 12:27 - 1 Maj, 2021

Liri, argëtim dhe dëfrim janë disa nga ndjesitë që po kalojnë tashmë shtetasit britanikë.

Pas një viti të vështirë nga pandemia e Covid-19, duket se Britania e Madhe i është rikthyer normalitetit. Falë vaksinimit masiv të popullsisë dhe uljes drastike të shifrave, këtë fundjavë janë hapur edhe clubet.

Në një club në Liverpool janë mbledhur plot 6 mijë persona pa asnjë masë sigurie dhe pa distancim social. Kjo është edhe mënyra që britanikët kanë zgjedhur për të treguar se tashmë kanë betejën me armikun e padukshëm.

Sipas të dhënave të Shëndetit Publik në Britani, rastet javore rezultuan të ishin 6.3 të infektuar për 100 mijë banorë. Ky është bilanci më i ulët që nga gushti i shkuar kur raporti ishte 7.7./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!