Mbrëmjen e djeshme Juventusi nuk arriti të fitojë ndaj Veronës dhe u ndal në një barazim 1-1, duke humbur terren në garë për titullin me skuadrat e Milanos.
Ndeshja ishte e zjarrtë në fushë, por nuk mbetej pas as në anë të saj. Diletta Leotta ishte gazetarja e zgjedhur për të raportuar atë që ndodh në bankinat e skuadrave.
Në fakt vetë ajo ishte ndodhia. Linjat e saj perfekte i kanë rënë në sy yjeve të Juventusit, më shumë Weston McKennie. Amerikani është pikasur nga kamerat duke parë gazetaren, teksa mimika e fytyrës së tij është mjaft qesharake. /abcnews.al