FOTO/ Lautaro “vulos” të ardhmen: Edhe një vit bashkë, forca Inter!

schedule14:10 - 3 Korrik, 2022

schedule 14:10 - 3 Korrik, 2022

Lautaro Martinez nuk ka dyshimin më të vogël sa i takon të ardhmes së tij. Me ardhmjen e Romelu Lukakut dhe me Paulo Dybalën që ndodhet shumë afër, tek Interi duhet të sakrifikohet një sulmues.

Por Martinez e ka të sigurte të ardhmen e tij, pasi nuk ka ndërmend të largohet nga Interi, pavarësish se disa zëra gjatë kësaj periudhe merkatoje raportuan se ai mund të jetë i sakrifikuari i madh.

Lajmin e ka konfirmuar vetë sulmuesi nëpërmjet një mesazhi në Instagram, teksa në një postim të bërë nga klubi, sulmuesi argjentinës ka komentuar “Edhe një vit bashkë, forca Inter!”.

Fjalë këto të thënë nga “demi” kanë vulosur të ardhmen e tij te Interi.

/f.a/abcnews.al