Belshi është kthyer në një atraksion turistik gjatë viteve të fundit pas investimeve të bëra në përmirësimin e infrastrukturës si edhe qendrës së qytezës. Gjatë ditëve të javës, por më së shumti në fundjavë, mijëra qytetarë shkojnë në Belsh dhe fshatrat përreth për të kaluar disa orë të këndshmë në natyrën e bukur si edhe shërbimin e përmirësuar ndjeshëm të bizneseve të zonës.
Mirëpo, dy ditë më parë, banorët e Belshit janë përballur me një suprizë të pakëndeshme. Stolat e vendosur përreth liqenit janë gjetur të shkatërruar dhe duket se bëhet fjalë për një veprim të qëllimshëm nga persona dashakeq. Nuk dihet ende nëse autorët e kësaj vepre të shëmtuar janë nga zona apo vizitorë, por duket se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm.
Ftohet policia të gjejë autorët e këtij shkatërrimi në Belsh me qëllim parandalimin edhe të veprave të tjera të ngjashme! /abcnews.al