FOTO LAJM/ Qytetarët i sulen me irritim Policisë në Facebook: “Të vrisni natën, të qani ditën!”, “U vra një 7-vjeçare nga polici i shkarkuar, ju e kthyet në detyrë”

schedule07:58 - 3 Gusht, 2022

schedule 07:58 - 3 Gusht, 2022

Të rrezikuar kudo, në tokë dhe det, qytetarët janë duke reaguar me irritim ndaj Policisë së Shtetit, pasi një efektiv policie përplasi për vdekje një 7-vjeçare në Himarë, e cila gjendej në breg të detit duke iu gëzuar dallgëve dhe guralecëve të plazhit.

Dhjetra qytetarë janë duke komentuar në faqen e Policisë së Shtetit ku disa minuta më parë u bë publik urdhri për të përjashtuar nga radhët e uniformave blu të Arjan Tases pasi vrau 7-vjeçaren në Himara,ndërsa më pas edhe vendimi për të shkarkuar nga detyra të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare në Vlorë.

Lexoni KËTU gjithçka mbi tragjedinë në Himarë

Intensiteti i komenteve dhe irritimit i qytetarëve, të cilët po reagojnë me irritim ndaj Policisë së Shtetit është aq i madh sa administratorët e faqeve kanë filluar të fshijë masivisht gjithçka që ka të bëjë me ngjarjen e rëndë. Kjo zgjati disa orë, por më pas u “dorëzuan”.

Më poshtë gjeni disa nga komentet e “shpëtuara” nga fshirja”

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!