Pas pak minutash pritet që Partia Socialiste të hapë fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit në sheshin “Skëndërbej”.
Kandidatët për deputet të PS-së kanë filluar që të grumbullohen dhe të ulen në karrige që qëndrojnë në karrige të grupuara në hapësirën e sheshit me qëllim që të ruhet edhe distanca fizike.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ulja dhe futja e kandidatëve për deputet në vendin ku do të zhvillohet ceremonia e çeljes së fushatës bëhet duke thirrur emrat te pjesa e vetme e sheshit që është lënë për hyrje.
Ndër të tjera mësohet se kryesuesit politik të qarqeve do të mbajnë dhe fjalimet e tyre në podiumin e hapjes së fushatës.
Dy forcat kryesore politike të vendit i “ndezin” zyrtarisht motorët e fushatës këtë pasdite.e.su/abcnews.al