FOTO LAJM/ Në Tiranë, parkimi është luks edhe duke paguar: Shikoni çfarë bëjnë këta shoferë!

schedule16:39 - 23 Shtator, 2022

schedule 16:39 - 23 Shtator, 2022

Të parkosh makinën pa para në Tiranë është një fat i madh, edhe pse duket një mision i pamundur, por duket se tashmë i tillë është bërë edhe parkimi me pagesë.

Shoferë të papërgjegjshëm futen nëpër parkimet publike dhe lenë makinat e tyre në pozicione të tillë duke zënë dy apo tre vende parkimi njëherësh, ndërkohë që të tjerët që futen më pas duhet të presin për minuta apo orë të tëra duke paguar madje para për këtë shërbim.

Fotot e mëposhtme janë nxjerrë sot në parkimin e administruar nga Tirana Parking në zonën e Trenit në Tiranë, ku duket se një numër i madh shoferësh kanë lënë makinat e tyre në mënyrën më të papërgjegjshme të mundshme.

Deri më tani nuk ka asnjë lëvizje dhe nga Policia Bashkiake për të ndëshkuar shoferë të tillë brenda hapësirave të administruara pikërisht nga Tirana Parking.