Si çdo ditë të javë, edhe këtë të martë mëngjesi ka nisur me shumë kaos. Në trafikun e shumtë të kryeqytetit, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë një Toyota Yaris, e cila ka shkaktuar njëherazi shumë humor.
Kjo pasi makina drejtohej nga një shofere e re, e cila e ka bërë të ditur përmes një letre të ngjitur në xhamin e pasëm.
“Shofere e re. Ma bëj hallall”, ka shkruar ajo, duke dhuruar edhe buzëqeshje tek ata që e lexojnë. Megjithatë, siç çdo fillestare edhe shoferja nuk do t’i ketë shpëtuar kritikave në trafik, të cilat janë të shumta, sidomos nga ata që e kanë me nxitim.
Foto:
/abcnews.al