FOTO LAJM/ Detaji që ra në sy, kjo është fotoja më e re e Ervis Martinajt

schedule11:19 - 6 Tetor, 2022

schedule 11:19 - 6 Tetor, 2022

Ervis Martinaj është “telenovela” që zgjat prej dy muajsh në Shqipëri ku as prokuroria dhe as policia nuk dinë ose nuk duan të thonë diçka mbi fatin e tij. Martinaj, i njohur ndryshe edhe si “Mbreti i basteve” u zhduk në 9 gusht dhe tashmë po bëhen dy muaj që nuk dihet asgjë mbi fatin e tij.

Në momentin e zhdukjes, Martinaj kërkohej nga policia, por më shumë nga kundërshtarët e tij, të cilët më parë i kishin “prerë” krahët duke i vrarë shokët dhe të afërmit. Më i fundit ishte Brilant Martinaj që u ekzekutua në korrik 2022 në Fushë Krujë bashkë me dy shokë të tjerë.

Lexo KËTU gjithçka mbi Ervis Martinajn

Ndërkohë që nuk dihet asgjë mbi fatin e Martinajt, vazhdimisht në media qarkullojnë foto të tijat, të cilat nuk dihet nëse janë të tanishme ose të mëparshme.

Fotoja e fundit ka të bëjë me një moment kur ai ndodhet në plazh dhe kë bërë një “selfie”. Nga xhami i syzeve duket se bëhet fjalë për një plazh në jug të vendit, ndërsa pas tij ndodhet një person tjetër, në rolin e badigardit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!