FOTO/ La Liga ndryshoi logon dhe zgjodhi EA Sports si sponsor

schedule23:06 - 3 Korrik, 2023

schedule 23:06 - 3 Korrik, 2023

La Liga ka zbuluar një logo të re pas një ndryshimi në sponsor.

Drejtuesit e ligës kanë hyrë në marrëveshje me EA Sports. Divizioni i Electronic Arts, i angazhuar në zhvillimin dhe publikimin e video lojërave sportive, u bë partneri kryesor i turneut.

Tani, në vend të La Liga Santander, emri zyrtar i La Ligës është La Liga EA Sports. Ndryshimet prekën gjithashtu Segunda,  La Liga Hypermotion në vend të La Liga Smartbank.

Slogani i ri i La Ligës është “Forca e futbollit tonë”.

Sipas Marca, marrëveshja me EA Sports është lidhur për pesë vite, për çdo sezon do të transferohen 30 milionë euro. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!