FOTO/ Ky është Viktor Marku, u “tradhtua” nga sistemi TIMS, e dashura e nipit rrëzon alibinë

schedule11:13 - 22 Qershor, 2020

schedule 11:13 - 22 Qershor, 2020

Abc News ka siguruar fotot e Viktor Markut nga salla e gjyqit. Ai është shfaqur me maskë anti-covid në fytyrë duke përshëndetur nga kamerat.

Gazetarja Glidona Daci raporton se Marku ka heshtur gjatë mbërritjes në gjykatë, dhe nuk ka pranuar të thotë asgjë lidhur me ngjarjen.

Ai është arrestuar nga policia i dyshuar ai autori i vrasjes së Hekuran Billës, ngjarje e ndodhur në 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit. Lidhur me këtë ngjarje është lënë në burg edhe nipi i Markut Sebastian Mali.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar këtë të fundit duke ndjekur Hekuran Billën, ndërsa sipas prokurorisë ekzekutimi është kryer nga Marku.

Mësohet se Mali kishte marrë me qira një makinë në qytetin e Shkodrës, ndërsa kur ka mbërritur në Tiranë ka ndërruar makinën në një servis pasi ka pretenduar se donte një makinë më të mirë pasi do dilte me të dashurën.

LEXO EDHE: SKEMA/ Atentatorët i bënë pritë Hekuran Billës, një makinë tjetër e ndoqi për disa minuta

Kjo është hedhur poshtë nga e dashura e tij e cila ka pranuar faktin që janë në një marrëdhënie, por ka mohuar të kenë qenë bashkë natën e vrasjes së Billës.

Abcnews.al mëson se Viktor Marku rezulton të udhëtuar drejt Malit të Zi në muajin Janar, dhe nuk ka regjistruar hyrje dhe dalje të tjera në sistemin TIMS. Por prokuroria pretendon se një dëshmitar nga Shkodra ka deklaruar se është takuar me Markun për t’i dhënë makinën me qira.

Dyshimet e prokurorisë janë se Marku ia ka dhënë makinën nipit, pasi pas ka ndodhur vrasja e Billës, është fiksuar nga kamerat e sigurisë duke hipur në makinën që u gjet e djegur në Pezë, pas vrasjes së Billës.

Prokuroria ka skeduar deri më tani tre persona të dyshuar, mes tyre edhe një tjetër person që e ka ndihmuar Markun të largohet me makinë nga vendi i ngjarjes.

Ai ka pasur rolin e shoferit dhe pasi janë larguar drejt Pezës, ku dhe kanë djegur automjetin , janë larguar prej aty me një tjetër makinë.

Ky person është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!