Ky që shikoni në foto është Bujar Çela, vëllai i Talos Çelës i vrarë mëngjesin e sotëm në Bradashesh të Elbasanit. Dyshohet se ekzekutimi i tij është bërë me armë me katër plumba.
Ai u vra jashtë një lokali ku po pinte kafen e mëngjesit. Pronari ka qenë brenda lokalit në momentin e ngjarjes dhe ka thënë se ka dëgjuar një zhurmë të vogël. Bujar Çela ishte person pa precedent penalë, ndërsa punonte si taksist në të zezë.
Burime për gazetarin Aldo Kozarja se ekzekutimi i tij mund të jetë bërë nga dy persona të maskuar të cilët më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja me një makinë tip “Renault” me targa të vjedhura në Rrogozhinë.
Pak orë pas ngjarjes policia gjeti një makinë të djegur në fshatin Murash të Elbasanit, ndërsa nga këqyrja e mjetit nuk janë gjetur armë. Për kapjen e autorëve policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit./m.v. abcnews.al