Autoritetet italiane e kanë tërësisht të qartë tashmë edhe skemën e vrasjes së 38-vjeçarit shqiptar Arbër Xhelesi në Santopadre të Frosinones në Itali pasi kishte hyrë për të vjedhur në vilën e një biznesmeni.
Sipas mediave italiane, Xheleshi dhe disa shoqërues të tij kanë hyrë në vilën e biznesmenit të sogareve Sandro Fiorelli. Ky i fundit i ka ndjerë hajdutët dhe ka dalë jashtë për të controlluar duke marrë një armë “shotgun” që e kishte me leje. Fill pasi panë pronarin e vilës, grupi i hajdutëve është larguar me vrap, por sipas policisë italiane, Arbër Xheleshi ka shkuar në drejtim të pronarit të vilës duke i drejtuar armën.
Në këtë moment italiani ka qëlluar në drejtim të tij me “shotgun” dhe saçmet e kanë kapur në pjesën poshtë krahut duke i prekur organet e brendshme. Kjo i shkaktoi shumë gjakderdhje shqiptarit, i cili vdiq menjëherë pasi u dërgua në spital, raporton abcnews.al.
Policia ka konstatuar se Sandro Fiorelli e ka goditur përballë dhe jo nga pas, ç’ka vërteton edhe deklarimet e tija fill pas ngjarjes.
Pas administrimit të trupit pajetë, autoritetet nisën punën për identifikimin e tij mbrëmjen e datës 26 tetor. Fillimisht ata panë disa dokumente rumune të tijat me emrin Mirel Joaca Bine. Pasi konstatuan se kishin të bënin me dokumente false, policia i mori shenjat e gishtave duke verifikuar të dhënat me sistemin. Nga aty u zbulua se nuk bëhej fjalë për një rumun, por për një shqiptar, i cili rezultonte edhe më herët i regjistruar për krime të ngjashme në të dhënat e policisë.
Mediat italiane raportojnë se fill pas identifikimit në morg janë paraqitur të afërmit e Xheleshit, të cilët kanë tërhequr trupin e tij për të sjellë në Shqipëri. /abcnews.al