ABC ka siguruar foton e efektivit të RENEA-s, Xhulio Liçi që u kap ditën e sotme duke transportuar 1 kg kokainë në aksin e vjetër Tiranë-Durrës në afërsi të Ndroqit së bashku me dy bashkëpunëtorë, Ded Nimanin dhe Luan Gacin.
28-vjeçari kishte rolin e transportuesit duke shërbyer si mburojë për trafikun e drogës. Ndërhyrja e policisë për të arrestuar efektivin erdhi pas informacioneve që Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave kishte mbi lëvizjet dhe aktivitetin e jashtëligjshëm të Liçit.
Pritet që në banesat e të arrestuarve të realizohen kontrolle, ndërsa vijojnë hetimet për të zbërthyer grupin e trafikut të drogës. / Abcnews.al