FOTO/ Ky është biznesmeni që u ekzekutua në atentat mafioz në Fier

schedule08:50 - 24 Tetor, 2021

schedule 08:50 - 24 Tetor, 2021

Gazetarja e “ABC”-së Valbona Davidhi ka siguruar foton e biznesmenit Demir Backa 57-vjeç, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit. Backa ishte një emër i njohur në Fier, pasi kishte edhe një lokal në qendër të qytetit. 57-vjeçari ditën e sotme në orën 15:00 do të përcillet për në banesën e fundit.

Por si u ekzekutua?

Në momentin e atentatit viktima ndodhej në makinën e tij tip “Audi” kur është përballur me një makinë tip “Benz” nga e cila e qëlluan me breshëri plumbash.

Pak minuta pas ngjarjes uniformat blu gjetën në fshatin Daullas të djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se u përket autorëve, që dyshohet se janë larguar drejt Vlorës.

Ndërkohë policia ngriti disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit për të bërë të mundur kapjen e autorëve, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë përreth zonës ku ndodhi atentati për të bërë të mundur identifikimin e autorëve./ db/Abcnews.al