Ky që shikoni në foto është Klodian Çalamani, autori i vrasjes makabre të 8-vjeçarit ditën e sotme në Fier. Çalamani e kishte rrëmbyer të miturin i cili në orët e pasdites kishte qenë duke bërë xhiro me biçikletën e autorit.
Më pas ai e ka vrarë atë me lopatë dhe më pas e ka mbuluar me baltë në oborrin e banesës së tij. Nëna e 8-vjeçarit është shqetësuar pasi djali i saj nuk është kthyer në shtëpi si zakonisht dhe është drejtuar në polici duke paraqitur denoncim.
Lexo edhe: Fqinji vrau fëmijën në Fier, banorët: Autori i rritur pa prindër, e ëma u martua në Maqedoni
Pas disa orë kërkimesh, blutë kanë gjetur trupin e të miturit të mbuluar me baltë. Çalamani ka pranuar autorësinë por nuk ka treguar motivin e ngjarjes së rëndë.
Në vitin 2006 ai kishte qenë autor i një tjetër pengmarrje. Bashkë me shokun e tij ai kishte rrëmbyer një vajzë 16-vjeçare dhe e kishte torturuar për të paktën 20 minuta. m.v/Abcnews.al