FOTO/ Ky është autori i plagosjes në Tiranë, vëllai i grabitësit serial që tmerroi çiftin Laze në Janar

schedule22:33 - 11 Shtator, 2020

schedule 22:33 - 11 Shtator, 2020

Abcnews.al siguron foton e Kevin Cungut, autorit të plagosjes së Rexhep Gjelit të ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Mësohet se ai është vëllai i Markelian Cungut, autor i grabitjes në një banesë me armë të ndodhur në 19 janar të këtij vitin në zonën e Alliasit.

Ai bashkë me Fatjon Mertenikajn hynë në banesë gjatë natës dhe qëlluan me armë duke plagosur fillimisht të zotin e shtëpisë Petrit Lazen dhe më pas bashkëshorten e tij, Afërdita Laze, të cilët në katin e parë të vilës kishin si biznes.

Por Cungu është arrestuar dhe liruar disa herë, brenda dhe jashtë vendit, që kur ishte në moshë të vogël. Markelian Cungu rezulton të jete një emër i njohur nga policia që nga fëmijëria.

Në moshën 12-vjeçare rezultonte një nga personat që kishte vizituar më shumë se të gjithë, komisariatet e policisë së Tiranës për veprën penale të grabitjes. Tashmë ai rezulton i shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen e 19 Janarit./m.v. abcnews.al

Autori i plagosjes Kevin Cungu