FOTO/ Ky është autori i krimit makabër në Poliçan, masakroi me thikë të moshuarin

schedule10:40 - 12 Maj, 2020

schedule 10:40 - 12 Maj, 2020

Abc News siguron foton e 37-vjeçarit Hamza Çela, i cili një natë më parë masakroi me thikë të moshuarin Ramazan Çela 77-vjeç, ngjarje e ndodhur në qytetin e Poliçanit.

Burime bëjnë me dije se 37-vjeçari i cili u arrestua pak orë pas krimit të rëndë, është konfliktuar me të moshuarin dhe më pas e ka qëlluar me mjet prerës.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e 77-vjeçarit i cili nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Viktima dhe autori ishin fqinj dhe kushërinj me njëri-tjetrin.

Nga rrëfimi i nipit të viktimës Ylli Zyka, autori nuk është mjaftuar me një goditje por ka shkuar më tej duke i prerë fytin 77 vjeçarit, kraharorin madje edhe t’i nxjerrë zemrën nga vendi.

LEXO EDHE: Flet për ABC News nipi i viktimës në Skrapar: Autori i kishte prerë fytin dhe nxjerrë zemrën nga vendi