FOTO/ Ky është 58-vjeçari që mbyti krushkën për borxhin, e hodhi në kanal dhe e mbuloi me gjethe

schedule11:51 - 22 Janar, 2022

schedule 11:51 - 22 Janar, 2022

Ky që shikoni në foto është Fetah Marra, autori 58-vjeçar i cili një ditë më parë vrau 64-vjeçaren Fatime Suli me të cilën kishte edhe lidhje krushqie.

Pasi e mbyti me duar për një borxh që i kishte familjes së saj, ai e hodhi në kanal dhe e mbuloi me gjethe domatesh. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Kozare të Kuçovës.

Sot gjykata vendosi arrest me burg ndaj tij ndërsa autori shfaqi pendesë. Ai tha se tutat viktimës i janë hequr në momentin kur e ka tërhequr zvarrë për ta hedhur në kanal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!