Ky është 46 vjeçari shqiptar që vrau gruan me thikë mëngjesin e dielës në Selanik të Greqisë. Sipas raportimeve, i plagosur mbeti edhe djali 29 vjeçar që ndërhyri të shpëtonte të ëmën.
Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi në shtëpinë e tyre. Mes debatit, 46-vjeçari ka marrë një thikë dhe ka qëlluar për vdekje gruan, ndërsa ka goditur edhe djalin e saj 29-vjeçar, i cili ka hyrë në mes.
Autori nuk ka pasur histori të mëparshme të dhunës në familje, por para policëve ka treguar se krimin e ka kryer nga xhelozia. Shqiptari është arrestuar nga policia dhe është dërguar në prokurori, ku pritet të përballet me akuzat për vrasje dhe vrasje të mbetur në tentativë.