FOTO/ Ky është 32-vjeçari që vodhi 15 mln lekë nga pagat e luftës, u fut në sistemin e qeverisë

schedule10:34 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 10:34 - 29 Dhjetor, 2020

Denis Trungu, 32-vjeçari që u arrestua pasi kishte përfituar 15.5 mln lekë përmes mashrimit me llogarinë bankare për “pagën e luftës” në kohë pandemie kishte vepruar me një skemë të mirëmenduar.

Burime nga policia bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra se Trungu kishte arritur që të ndërhynte dhe të hakëronte sistemin e ngritur nga qeveria për përfitimin e pagës së luftës.

32-vjeçari pas hakërimit ka kaluar 36 transaksione në vetëm një llogari bankare në emrin e tij, gjë që ka sjell dyshime. Pas analizimit të llogarisë dhe hetimeve të policisë është arritur të konfirmohet skema që ka përdorur.

Ai rezulton i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale. Tashmë materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe proceduriale, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”./mv.abcnews.al