Havier Dobi, i cili bashkë më të ëmën vodhi deri në 120 mijë euro (para dhe sende me vlerë) në një banesë në Tiranë, ku e ëma punonte si pastruese, reklamonte një jetë luksozë në rrjetet sociale. Siç vihet re në rrjetin social TikTok, shihet duke shëtitur me makina luksoze në Tiranë.
Nënë e bir u arrestuan nga Policia e Tiranës, pasi vodhën një shumë parash dhe sende me vlerë prej 120 mijë eurosh në një banesë. Nga hetimet rezultoi se 49 vjeçarja kishte qenë e punësuar si sanitare në shtëpinë, ku ajo së bashku me të birin kryen vjedhjen.
Policia sekuestroi 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.
Gjatë kontrollit Policia sekuestroi 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie. /abcnews.al