Ky që shikoni në foto është Ylber Xhahysa, 45-vjeçari që mbeti i vrarë me armë sot në Peqin. Ngjarja për motive banale ndodhi mëngjesin e sotëm, ku pas një sherri autori Leonard Bashaliu dyshohet se ka qëlluar në drejtim të viktimës me 4 plumba me armë zjarri tip “Pistoletë TT”, në ambientet e një lokali duke e lënë atë fillimisht të plagosur.
Xhahysa u dërgua në spitalin e Peqinit por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Nga ana tjetër burime bëjnë me dije për gazetarin Aldo Kozarja se autori pasi ka kryer vrasjen është larguar me qetësi nga vendi i ngjarjes dhe ka shkuar në shtëpi ku dhe është arrestuar nga policia.
Ai ka deklaruar se me viktimën kishte pasur një konflikt të hershëm për motive banale që daton 5 vite më parë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. m.v/abcnews.al