Shqipëria është përfshirë nga një intensitet i lartë reshjes gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme duke shkaktuar përmbytje në Ultësirën Perëndimore të vendit.
Gjatë ditës së sotme, abcneës.al ka raportuar për përmbytje në Shkodër, Lezhë, Durrës, Laç dhe Vlorë.
Reshjet e dendura ishin parashikuar më parë edhe nga IGJEUM, ku instituti bënte thirrje që të kihej kujdes gjatë 24 orëve që lamë pas.
Lexo edhe: Rruga e Borshit çahet në mes pas reshjeve, ARRSH paralajmëron drejtuesit e mjeteve
Ndërkohë, gjithçka është konstatuar edhe nga saletitët e motit mbi Europë. Nga pamjet e publikuara duket se kulmi i reshjeve gjatë 24 orëve të fundit është arritur në Vlorë duke shënuar 10-20 milimetra në orë.
Por nuk mbaron me keq. Vendi do të përballet me reshje të dendura edhe gjatë dy ditëve të ardhshme, ku në zona si Shqiëpria Qendrorë dhe ajo Perëndimore do të shënohen reshje shiu me një intensitet 10-15 milimetra në orë. /abcnews.al