FOTO/ Ku e gjeti fundjava Berishën dhe Metën, ish-Presidenti shfaqet me Kryemadhin dhe vajzën e ish-deputetes

schedule10:35 - 13 Gusht, 2022

schedule 10:35 - 13 Gusht, 2022

Ish-kryeministri, Sali Berish ka vendosur edhe këtë fundjavë ta kalojë larg Tiranës.

Kryetari i Partisë Demokratike ka zgjedhur detin. Krahas fotos së publikuar, ai i uron ndjekësve të tij një fundjavë të mbarë.

“Mirmëngjesi miq, me këtë foto ju uroj fundjavë të mbarë”, shkruan Berisha.

Sakaq Meta, shfaqet së bashku me bashkëshorten, Monika Kryemadhi dhe një vogëlushe në fotografi.

“Së bashku me Monikën dhe Lurën ju urojmë një fundjavë të mbarë”, shkruan ish-Presidenti në Facebook.

Nuk dihet nëse kreu i Partisë së Lirisë ka zgjedhur Tiranën apo qytet tjetër për të pushuar.  Vogëlushja në foto, Lura, është vajza e ish-deputetes së LSI-së, Kejdi Mejmetaj.

/Abcnews.al/