FOTO/ Kjo është vajza që nxorri në pritë Hekuran Billën para atentatorëve

schedule15:08 - 26 Qershor, 2020

schedule 15:08 - 26 Qershor, 2020

Adiola Lakra u arresua sot nga policia si e përfshirë në atentatin e Hekuran Billës disa ditë më parë në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Abcnews.al ka siguruar foton e 26-vjeçares, e cila është e arrestuara e tretë për vrasjen. Ajo u vu në pranga mesditën e sotme, ndërkohë që do të merret në pyetje.

26-vjeçarja akuzohet se ka nxjerrë në pritë Billën, përballë autorëve duke i dhënë atyre të dhëna të sakta për vendndodhjen e tij.

Për vrasjen e Hekuran Billës janë arrestuar po ashtu dajë e nip, Sebastian Mali dhe Viktor Marku, ky i fundit vëllai i Prel Markut, i vrarë nga Billa në vitin 2006 në Londër.

Billa u vra me 11 plumba në zonën e Komunës së së Parisit, teksa po lëvizte me automjetin e tij BMË X6.

Ai kishte dalë nga burgu i Fushë Krujës rreth një vit më parë, pasi gjyqtarja Enkelejda Hoxha firmosi lirimin e tij me pretendimin se duhet të punonte për ilaçet e prindërve të moshuar, ndonëse Billa ishte pronar i disa bizneseve në kryeqytet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!