FOTO/ Kjo është gruaja më e vjetër në botë, festoi 117-vjetorin

schedule09:46 - 4 Janar, 2020

schedule 09:46 - 4 Janar, 2020

Gruaja më e vjetër në botë, që është ende në jetë, ka festuar 117-vjetorin e lindjes.

Kane Tanaka, nga Japonia, lindi më 2 janar 1903.

Ajo u konfirmua si personi më i vjetër në planet vitin e kaluar nga Rekordet Botërore të Guiness-it. Tanaka është ende 5 vite larg rekordit të personit më të vjetër në botë që ka jetuar ndonjëherë, por gëzon gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo ishte fëmija e shtatë në familje dhe u martua katër ditë pas ditëlindjes së saj të 19-të. Duke respektuar traditën e kohës, ajo nuk e takoi burrin e saj të ardhshëm Hideo Tnaka para dasmës që u kurorëzua më 6 janar 1922.

Çifti drejtoi një biznes të quajtur Tanaka Mochiya, ku prodhonte një ëmbëlsirë të njohur japoneze me bazë orizi.

Zonja Tanaka mori një rol më të madh brenda firmës kur burri i saj u thirr për shërbim ushtarak në 1937 gjatë Luftës së Dytë Sino-Japoneze.

Çifti jetoi në prefekturën Fukuoka, dhe patën katër fëmijë, ndërsa birësoi edhe një të pestë gjatë martesës. Tanimë 117-vjeçarja ka pesë nipër dhe mbesa.

Z. Tanaka dhe djali i tyre i madh Nobuo u vranë në Luftën e Dytë Botërore, ndërsa znj. Tanaka vazhdoi drejtimin e firmës së familjes deri sa doli në pension në moshën 63-vjeçare./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!