FOTO/ Kjo është banesa ku u gjetën të vetëflijuara nënë e bijë, ishin lyer me vaj e uthull

schedule22:31 - 2 Korrik, 2020

schedule 22:31 - 2 Korrik, 2020

ABC News ka qenë pranë shtëpisë ku nënë e bijë u vetëflijuan në distancë kohore disa javëshe nga njëra-tjetra. Ata mbanin perdet të mbyllura duke penguar kështu pamjen nga banesat përreth.

Zhaneta Josifi dhe vajza e saj Anisa u gjetën pa shenja jete, ndërsa motra e saj Blerta është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE: Nënë e bijë u vetëflijuan, fqinja: Ishin izoluar prej dy vitesh, zonja e shtëpisë ishte dobësuar

Dyshohet se Anisa kishte vdekur para disa javësh, pasi trupi i saj u gjet i dekompozuar dhe i mbuluar me batanije.

Fqinjët kanë treguar për mikrofonin e ABC News se vajzat dhe nëna e tyre kishin qëndruar të izoluara përgjatë kohëve të fundit, duke mos pranuar të kishin kontakt me njeri.

Burime për gazetaren Xhensila Kodra bëjnë me dije se në momentin që kanë mbërritur ekspertët, kanë gjetur viktimat të lyera me vaj e uthull dhe gjëra të tjera të lëngshme. Dyshohet se ata e kishin lyer trupin e të ndjerës për të mos lejuar përhapjen e erës në banesat ngjitur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!