FOTO/ Kjo është 42-vjeçarja që hiqej si punonjëse policie për të marrë produkte pa paguar

schedule12:46 - 11 Nëntor, 2020

schedule 12:46 - 11 Nëntor, 2020

(ABC)- ABC siguron foton e Elvira Lanit, 42-vjeçares nga Tirana që hiqej si punonjëse policie apo me funksione në institucione të ndryshme shtetërore, shkonte në dyqane të ndryshme dhe merrte artikuj të ndryshëm pa bërë pagesën ose me justifikimin se do të paguante më vonë.

Burime bëjnë me dije për ABC, se ajo është drejtoreshë e Përgjithshme koordinimi në OJF e regjistruar si agjenci investigative “Stop Krimi”.

Policia njofton se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një radio e ngjashme me atë të punonjësve të Policisë, pasaporta dhe dokumente të ndryshme identifikimi, një distinktiv dhe sende të tjera të kundërligjshme./mv.abcnews.al

Elvira Lani

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!