Justin Gaethje ishte optimist para sfidës me Khabib Nurmagomedov, por në fund doli i mposhtur. Rusi e kishte studiuar mirë kundërshtarin dhe ajo që tha në konferencë për shtyp para ndeshjes u konfirmua mbrëmë gjatë duelit në kafaz.
“Kur ai lufton, ai e fillon me vrull që në fillim dhe që në raundin e parë është shumë i rrezikshëm. Unë mendoj se Justin dhe Conor janë dy nga luftëtarët më rrezikshëm në raundin e parë. Nëse flasim më pas për raundin e dytë apo të tretë ato kthehen në luftëtarë të zakonshëm”, shprehej Khabib.
Gaethje tentoi të godiste fort më këmbë rivalin dhe në disa momente në raundin e parë e bëri diccka të tillë. Plani i tij për ta dëmtuar Khabibin nuk rezultoi efikas, ndërkohë që edhe parashikimi i rusit doli i saktë.
Justin Gaethje was WINNING on #UFC254 scorecards before Khabib submitted him ? pic.twitter.com/KTokUxDMhd
— Sun Sport (@SunSport) October 25, 2020
Gjyqtarët, sikurse zbulohet tani, kishin votuar të tre 10-9 në favor të amerikanit për raundin e parë. Gjithsesi Khabib tregoi në raundin e dytë që Gaethje ishte luftëtar i zakonshëm dhe me një “triangle chop” i dha fund duelit dhe karrierës së tij në artet marciale miks. /abcnews.al