FOTO/ Vajza u gjet e mbytur, këta janë dy të rinjtë që po udhëtonin me motor uji në Velipojë

schedule12:42 - 20 Gusht, 2020

schedule 12:42 - 20 Gusht, 2020

Këta që shikoni në foto janë Indrit Bajraktari, 25-vjeçari që drejtonte motorin e ujit një ditë më parë në Velipojë dhe Enisa Doda 17-vjeçarja që u rrëzua në ujë duke gjetur vdekjen.

Djali dhe vajza ishin njohur në rrjetet sociale dhe ishin takuar në plazhin e Velipojës për të bërë xhiro me motor uji.

Burime bëjnë me dije për abcnews.al se sipas ekspertizës vajza ka pësuar goditje në trup, që i janë shkaktuar nga përplasja e motorit të ujit.

17-vjeçarja nga Burreli që jetonte në Bathore kishte ardhur me pushime në Velipojë bashkë me familjen e saj.

Ndërsa 25-vjeçari nga Postriba ishte emigrant në Londër dhe kishte ardhur në Shqipëri për pushime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!